INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ, Shkëlzen Berisha: Ramës i kanë humbur delet

Dështon mbledhja e Komisionit Hetimor për CEZ, Shkëlzen Berisha: Ramës i kanë humbur delet

Publikuar më: 20:01 20-02-2017

Ka dështuar mbledhja e rradhës e komisionit parlamentar hetimor për privatizimin e CEZ dhe këtë e ka bërë të ditur Shëlzen Berisha. Ai është paraqitur për të dëshmuar, por në momentin e fundit është njoftuar se mbledhja e parashikuar për sot nuk mund të zhvillohej, për mungesë kuorumi.
Shkëlzen Berisha ka ironuzar situatën e krijuar në komisionin hetimor duke shkruar: “Ramës i kanë humbur delet. Mbledhja e komisionit shtyhet për mungese kuorumi”.


Siç dihet, mbledhjet e komisionit në fjalë, kanë hyrë në një ngërç institucional dhe ligjor për shkak të konfliktit të interesit që kryetari Taulant Balla ka me juristin Shkëlzen Berisha i cili është paraqitur 3 herë në cilësinë e dëshmitarit, por dëshmia e tij nuk ka qenë e mundur pasi Berisha refuzon të betohet para një njeriu me të cilin ka konflikt interesi dhe të cilit ai i drejtohet me fjalët “I dënuar kryetar”. Në lidhje me mosmbledhje e komisionit reagoi edhe kryetari i tij Taulant Balla, që tha se pavarësisht mungesës së PD-së, mbledhja do zhvillohet në datën 27 shkurt.

Article Logic
Execution time: 0.0014870166778564