INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon misioni izraelit në Hënë, anija pëson defekt

Dështon misioni izraelit në Hënë, anija pëson defekt

Publikuar më: 11:15 12-04-2019

Misioni i parë i financuar privatisht në Hënë ka dështuar. Anija izraelite është përplasur në sipërfaqen e satelitit, pas një defekti në motorin kryesor të tij.

Anija e quajtur Beresheet provoi një ulje të butë në sipërfaqe, por pati probleme teknike në zbritjen e sipërfaqes së Hënës.
Qëllimi i misionit ishte marrja e fotove dhe kryerja e eksperimenteve. Izraeli shpresonte të bëhej vendi i katërt që do të ulte një anije hapësinore në Hënë.

Organizatori kryesor i projektit, Morris Kahn pas incidentit është shprehur se ishin krenarë që arritën të bënin diçka të tillë.

Ndërsa kryeministri Benjamin Netanjahu i cili shikonte gjithçka nga dhoma e kontrollit është shprehur se ata do të vazhdonin të përpiqeshin sërish.

Pas një udhëtimi 7-javësh drejt Hënës, anija hapësinore pa pilot arriti në orbitën finale 15 km larg nga sipërfaqja. Tensionet në qendrën e komandës ishin të dukshme në kohën e humbjes së lidhjeve me anijen dhe zyrtarët konfirmuan se kishte pasur një defekt teknik në të, që fatkeqësisht kishte bërë që të mos realizohej një ulje e suksesshme.

Article Logic
Execution time: 0.0026040077209473