INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon protesta kundër dhunës. Psikologët: Ndihmoni gratë

Dështon protesta kundër dhunës. Psikologët: Ndihmoni gratë

Publikuar më: 17:51 08-12-2016

Edhe pse dhuna në vend po rritet, askush nuk proteston për të dënuar këtë fenomen negativ. Shoqëria civile ftoi të gjithë qytetarët që të protestonin sot para Piramidës në Tiranë kundër dhunës ndaj gruas pas ngjarjeve rënda të regjistruara ditët e fundit. Por potesta civile me sloganin "Të marrim në mbrojtje Urdhrin e Mbrojtjes" – dështoi. Vetëm 10 qytetarë ju bashkuan kësaj kauze.
Ndërkohë rastet e dhunës sipas psikologëve shënojnë rritje me shumë në zonat rurale. Eneida Frashëri e ftuar në emisionin “3 JAT” renditi si shkaktare të dhunë ndaj grave, varësinë ekonomike ndjenjën e fajit, si dhe mungesën e arsimimit. Sipas psikologes duhet mirëmenduar një strategji kundër dhunës që nis në vegjëli nëpër shkolla
Pavarësisht të gjithave, vështirë se mund të gjesh një ditë kur nuk lexon për të paktën një rast dhune në vendin tonë.

Article Logic
Execution time: 0.0035121440887451