Parlamenti pas senacës së djeshme që ishte pa rezultat zhvilloi sot raundin e dytë për zgjedhjen e Presidentit të ri po e këtë herë asgjë s’ka ndryshuar. Palët në pushtet PS dhe LSI nuk kanë ende një emër dhe seanca ishte thjesht formale. Në një kohë që argumentojnë se presin opozitën që të përfshihet në këtë proçes, që Presidenti i ri të jetë mbi palët.
Vasilika Hysi nga Komsioni i ligjeve tha se nuk pati asnjë kandidat. Ndërsa Meta pas seancës shtoi se presin opozitën të marrë pjesë në kuvend ndaj dhe nuk po nguten të japin emra kandidatësh. Ai ka thënë se të enjten tjetër do mbahet raundi i tretë. Sipas Ilir Metës kjo javë është në dispozicion të opozitës për tu bërë pjesë e procesit.
Sipas ligjit për zgjedhjen e Presidentit të Republikës zhvillohen 5 raunde votimi në 3 raundet e para kreu i shtetit zgjidhet me 84 vota dhe në dy raundet e fundit zgjidhet me shumicë të thjeshtë prej 71 votash.
Po Nëse Kuvendi nuk do të arrijë të zgjedhë Presidentin ai shpërndahet dhe shkohet në zgjedhje, të cilat zhvillohen brenda 45 ditëve nga shpërndarja e tij.
Meta shton se zgjedhjet e parakohshme nuk i sheh si mundësi.