INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon referendumi për ndalimin e martesave gay, çfarë kërkonin rumunët

Dështon referendumi për ndalimin e martesave gay, çfarë kërkonin rumunët

Publikuar më: 15:15 08-10-2018

Në Rumani ka dështuar referendumi për ndryshimin e kushtetutës lidhur me dispozitën që bën të ligjshme martesat mes homoseksualëve.

Në referendum morën pjesë vetëm 20.4% të qytetarëve me të drejtë vote dhe nuk u arrit kuorumi i nevojshëm i pjesëmarrjes në 30% të votuesve .

Qëllimi i referendumit ishte modifikimi i Kushtetutës në pjesën ku flitet për martesën mes dy personave: më konkretisht organizatorët kërkonin që fraza të ndryshohej dhe të flitej vetëm për martesë “mes një burri dhe një gruaje”.Por me gjithë mbështetjen e të gjitha partive parlamentare, kishës ortodokse dhe besimeve të tjera fetare, referendumi dështoi.

Article Logic
Execution time: 0.0032749176025391