INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështon seanca për Gjykatën Speciale. Delawie: Do përballeni me pasoja të rënda

Dështon seanca për Gjykatën Speciale. Delawie: Do përballeni me pasoja të rënda

Publikuar më: 16:17 17-01-2018

Dështon sërish mbajtja e mbledhjes së kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku pritej të diskutohej nisma e 43 deputetëve për shfuqizimin e Gjykatës Speciale. Kryetari i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ahmet Isufi deklaroi se Gjykata Speciale dëmton Kosovën dhe UÇK-në. “Gjykata Speciale dëmton Kosovën dhe luftën e UÇK-së. Qëndrimi ynë është i qartë prej fillimit. Kemi qenë kundër edhe atëherë kur është votuar ky Ligj e jemi edhe tani”, tha Isufi, duke theksuar se AAK është kundër kësaj Gjykate pasi konsideron se vepron vetëm kundër një etniteti, që janë shqiptarët, dhe kështu dëmton imazhin e Kosovës. Por ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie u ka bërë thirrje përfaqësuesve politikë në Kosovë që të heqin dorë nga shfuqizimi apo ndryshimi i Ligjit për Gjykatën Speciale. Në të kundërtën, ai ka thënë se politikanët që do të përballen me pasoja të rënda.“Deputetët që e mbështesin këtë nismë dhe politikanët që i prijnë asaj përkundër mohimeve të tyre, do t’iu nënshtrohen pasojave specifike dhe të ashpra” ka deklaruar Delawie.“Dëshiroj të flas me ju, qytetarët e Kosovës se përse Gjykata Speciale është kaq e rëndësishme për Kosovën dhe përse Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të bëjnë gjithçka që kanë në fuqi për të siguruar që gjykata ta përfundojë mandatin e saj”, tha Delawie.

Article Logic
Execution time: 0.0026450157165527