INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Dështuan protestat..., miratohet ligji i skllavërisë

Dështuan protestat..., miratohet ligji i skllavërisë

Publikuar më: 12:50 21-12-2018

Duket se protestat nuk arritën të bindin presidentin për të mos votuar atë që është quajtur ligji i skllavërisë.

Presidenti hungarez, Janos Ader, nënshkroi ligjin e punës, subjekt i protestave masive kundër qeverisë, i cili u pagëzua si “ligji i skllavërisë” nga sindikatat dhe punëtorët.

Ligji i ri parashikon që punëdhësnit mund t’i kërkojnë punonjësve 400 orë punë jashtë orarit.

Presidenti, një aleat politik i kryeministrit nacionalist Viktor Orban, deklaroi se vendimi “nuk pakëson të drejtat e punëtorëve”.

Një protestë e re, e organizuar nga sindikatat dhe punëtorët, është planifikuar këtë të premte në darkë në Budapest.

Article Logic
Execution time: 0.002622127532959