INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Desiigner dhe Tyga “boshatisin” dyqanin Gucci në New York [VIDEO]

Desiigner dhe Tyga “boshatisin” dyqanin Gucci në New York [VIDEO]

Publikuar më: 17:29 11-09-2016

Desiigner nuk e ka ndërmend të humbasë kohë për t’u kthyer përsëri në realitetin e të qënit një reper shumë i suksesshëm, kjo falë hitit të tij “Panda”. 18 vjeçari u arrestua pasi ka kërcenuar me armë një person, dhe në makinën e tij u gjet drogë nga policia, por të jesh kaq i famshëm, lirimi me kusht është thjesht një procedurë. Menjëherë sapo është liruar, Desiigner dhe shoku i tij Tyga shkuan në një dyqan Gucci në New York për të shpenzuar disa dollarë. Tyga qëndronte i qetë, ndërsa reperi i “Panda”, siç shpesh herë e kemi parë në versionin “Flight Mode”, thotë se burgu definitivisht nuk është vendi të cilit ai i përket.

Është e paqartë se sa ata të dy shpenzuan....por duke gjykuar nga numri i çantave dhe të hollave në duart e tyre, të dy “u paraqitën” shumë mirë. 

Article Logic
Execution time: 0.0035521984100342