Është kënduar nga shumë vende dhe në shumë gjuhë të ndryshme, por me çifteli nuk besojmë ta keni degjuar ndonjëherë. Videoja që pritet të bëjë xhiron e botës.
“Despacito” e sjellë në versionin më të veçantë. Versioni Shqiptar me çifteli duket se është një kombinim fantastik.
Instrumentalisti Fatmir Makolli ka shkruar : “Përshëndetje për të gjithë adhuruesit e çiftelisë, përmes kësaj vepre (instrumental) e punuar në versionin shqip çiftelinë do ta njohë e tërë bota, ndërsa ne shqiptarët do të mburremi me të”.