“Despacito” është kthyer në një sensacion botëror.
E dëgjon kudo dhe kjo e kategorizon menjëherë në super hitin botëror të kësaj vere. Jemi të sigurtë që as vetë autorët e këngës nuk e kishin paramenduar një sukses të këtyre përmasave. Edhe Youtube e vërteton suksesin e këngës duke treguar shifrën marramendëse të klikimeve, plot 2,988,821,797. Një rekord ky që do të mbahet mend gjatë.