INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Destinacionet e preferuara nga shqiptarët për festat e Nëntorit

Destinacionet e preferuara nga shqiptarët për festat e Nëntorit

Publikuar më: 10:57 23-11-2017

Udhëtimet janë kthyer në traditë tashmë për një numër të madh të qytetarëve shqiptar edhe për festat e Nëntorit. Megjithëse 28 dhe 29 nëntori janë festa kombëtare, një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve preferojnë që ato t’i kalojnë jashtë vendit ato, me një kërkesë që vjen çdo vit në rritje.
Rajoni konsiderohet si destinacioni më i preferuar për shqiptarët për festat e nëntorit. Sipas revistës Monitor, prenotimet më të shumta kanë qenë për Malin e Zi, për të cilin operatorët turistikë pohojnë se “janë mbyllur që një javë më parë”. Ndërsa Maqedonia, Greqia, Turqia, por edhe Italia konsiderohen të tjera destinacione të preferuara dhe të kërkuara këtë vit.
Pjesa më e madhe e prenotimeve u bënë rreth një muaj më parë, gjë që ndikoi për të përfituar çmime më të lira. Operatorët turistikë tregojnë se prenotime ka pasur në nivele shumë të kënaqshme, edhe pse, ndryshe nga viti i shkuar që ishin 4 ditë pushim, këtë vit janë veçse dy të tilla. Ata shtojnë se oferta të tilla tërheqëse nuk u ofruan nga vendi ynë, ndaj rajoni duket më konkurrues, sidomos me paketat e çmimeve të favorshme.

Article Logic
Execution time: 0.0033779144287109