INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJE/ Dhunimi i trajnerit Migen Memelli, reagon KF Tirana

DETAJE/ Dhunimi i trajnerit Migen Memelli, reagon KF Tirana

Publikuar më: 15:26 22-03-2018

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e sotme në kompleksin stërvitor “Skënder Halili”, ku trajneri i skuadrës së Tiranës U17, Migen Memelli, është dhunuar dhe kërcënuar me thikë.

Policia bënë me dije se autori i ngjarjes është shtetasi Abdyl Çejku, prindi i njërit prej futbollistëve.

Shkak për këtë sulm është bërë mos përfshira e djalit të agresorit në 11-Shën e titullarëve.

Policia bënë me dije se ka vendosur në pranga autorin.

Menjëherë pas ngjarjes ka eguar dhe KF Tirana e cila ka dënuar veprimin.

REAGIMI I KF TIRANA
KF Tirana dënon ashper incidentin e ndodhur sot ne kompleksin stervitor “Skender Halili”. Dhuna verbale dhe fizike e ushtruar ndaj trajnerit te Tiranes U17, nga prindi i nje futbollisti ndaj Migen Memellit meriton dhe do te denohet. Klubi ka marre menjëherë te gjitha masat per te mbeshtetur trajnerin Migen Memelli. KF Tirana do te marre masa te tjera per te mbajtur sa me larg prinderit qe jo vetem demtojme femijet e tyre por cenojne integritetin e trajnereve dhe imazhin e nje klubi qe gjithmone ka funksionuar si nje familje e madhe.

Probleme te ngjashme jane hasur dhe ne te shkuaren dhe KF Tirana ka punuar gjithmone per te mbajtur larg prinderit nga femijet dhe problemet.

Article Logic
Execution time: 0.0036661624908447