INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje/ Ja si bashkëpunonte me hajdutët polici i Shqiponjave

Detaje/ Ja si bashkëpunonte me hajdutët polici i Shqiponjave

Publikuar më: 13:12 14-09-2017

Ky që shihni në foto është Engrid Hënaj, oficeri i Policisë i arrestuar për bashkëpunim me hajdutët, i cili dekonspironte operacionet e Policisë.

Engrit Hënaj u vu në pranga nga Shërbimi i Çështjeve të Brendashme dhe Ankesave pasi dekonspironte operacionet policore. Ai ishte me detyrë trup shërbimi në Repartin "Shqiponja" në Policisë së Tiranë.

Arrestimi u bë i mundur pas një hetimi të përbashkët me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, duke aplikuar metoda speciale të hetimit, për veprën penale të "Shpërdorimit të detyrës" dhe "Përkrahje të autorit të krimit".

Nga hetimi ka rezultuar se ky punonjës policie në disa raste ka bashkëpunuar me shtetasin F.L., i arrestuar për veprën penale të "Vjedhjes në bashkëpunim me shumë se një herë".

SHÇBA ka siguruar prova se kundrejt marrjes së shumave të ndryshme të parave dhe favoreve të tjera, punonjësi i policisë, në shumë raste i jepte informacione mbi veprimet policore që kryheshin, shtetasit të mësipërm dhe personave të tjerë të implikuar ne veprimtari kriminale./Lapsi/

Article Logic
Execution time: 0.0024039745330811