Detaje të reja dalin nga aksidenti i rëndë i ndodhur ditën e sotme në Kurbin ku si pasoj humbën jetën 3 të rinj, përkatësisht 22, 20 dhe 17 vjeç.
22-vjeçari Juri Margjoni ishte nisur nga Tiranë për në Kurbin për të marrë dy shokët e tij, Simon Kaza, 20 vjeç dhe Bert Markut, 17 vjeç për të festuar 1 Majin.
Pasi i ka marrë është nisur drejt Tiranës, por në aksin Adriatik, mjeti që drejtohej 22-vjeçari ka dalë nga rrugë duke përfunduar në kanal.
Policia sqaron se rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip “Lancia” me targë AA 389 MO që kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë, kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet.
Drejtuesi i automjetit, 22 vjeçari Juri Margjoni