INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje nga arrestimet e bujshme. Rryshfet për largim prokurorësh që iu pengonin

Detaje nga arrestimet e bujshme. Rryshfet për largim prokurorësh që iu pengonin "rrugën"…

Publikuar më: 12:53 08-07-2016

Të arrestuarit e operacionit “Ballkan” që u publikuan të enjtë nga policia kanë nxjerrë fakte të reja të dala nga përgjimet. Rrjeti ishte aq shumë i sofistikuar sa kishin në dorë dhe lëvizjet në strukturat e drejtësisë. Mësohet se nga bisedat e përgjuara telefonike se ata kanë paguar 150 mijë euro për të çuar prokurorin e padëshiruar larg Tiranës, mundësisht në Shkodër. Me sa duket ky prokuror nuk iu vinte pas qefit trafikantëve të cilët ishin njëheresh dhe ndërtues.
Këto biseda janë kryer nga  biznesmeni Jurgen Molla teksa ka folur me nënën e korrierit të tij, A.Prendit, ku dhe i ka rrëfyer shumë gjëra.
Gjithë biseda fokusohet te prokurori Anton Martini, ku sqarohej qartë se Molla kishte arritur ta largonte, duke e transferuar në Shkodër përmes një rryshfeti prej mijra eurosh me qëllim që çështja e tij prej një viti në Prokurori të zvarrritej.
’Shqiptarja.com’’ ka zbuluar dhe detaje nga momenti i prangosjes. Biznesmenit Molla i ra të fiktë kur e arrestuan dhe u shtri përtokë. Me sa kuptohet ai s’e priste aspak arrestimin.
Policia këtë aksion e konsideroi mjaft të suksesshëm dhe në të ishin përfshirë dhe shumë struktura hetimore të vendeve të tjera të ballkanit. Në të gjithë rajonin u arrestuan 30 persona dhe 23 janë shpallur në kërkim. 8 nga ta janë shtetas shqiptarë dhe trafikonin lloje të ndryshme të lëndëve narkotike dhe njeheresh njiheshin dhe si ndërtues .
Të arrestuarit ishin : J. Molla, biznesmen, M. Molla (Financues dhe organizator), Sh. Kotorri(Financues dhe organizator), A. Koromani (Financues dhe organizator), N. Nazëraj, pronar i një hotelit Vlorë, L. Qorri, D. Sinameti dhe B. Ukimeraj. Në momentin e arrestimit iu janë kapur dhe mbi 26 kilogramë heroinë dhe 1.8 kilogramë kokainë.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713