INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje nga atentati i djeshëm në Elbasan

Detaje nga atentati i djeshëm në Elbasan

Publikuar më: 11:27 23-03-2017

Tre persona janë të dyshuar për atentatin që tronditi mbrëmjen e djeshme qytetin e Elbasanit ku mbeti i plagosur një 38 vjeçar.

Policia e Elbasanit ka shpallur në kërkim E.GJ, 40 vjeç, M.B, 35 vjeç dhe F.L, 27 vjeç.

Ngjarja është regjistruar në lagjen "Aqif Pasha", përball Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan ku tre persona kanë qëlluar me armë Dritan Kasneci teksa ishte ulur në kafe me disa persona të tjerë, Kasneci ndodhet në spital dhe jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 gëzhojë armë zjarri model 54 dhe një predhë të kalibrit 7.62 mm dhe po heton për zbardhjen e shkaqeve.

Article Logic
Execution time: 0.0034968852996826