Të tjera detaje zbulohen rreth krimit të rëndë që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm.
Një djalë vrau një vajzë me armë zjarri dhe më pas ka qëlluar edhe veten, ndërsa humbi jetën në spital.
Autori është 31 vjeçari Xhafer Mata, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri 19 vjeçaren Xhuljeta Çuni të cilën e shihni në foto.
Dyshohet se mes tyre kishte një lidhje dashurie por e cila nuk pati një fund të lumtur.
Mësohet se mes tyre pak para ngjarjes ka patur një debat.
Dëshmitarët që ndodheshin në zonën e ‘Don Boskos’ rrëfyen se mes tyre pati një debat dhe më pas i riu ka qëlluar me pistoletë vajzën e cila humbi jetën menjëherë.
Sipas dëshmitarëve mësohet se pasi qëlloi vajzën Mata ka nisur të qajë.
Kaloi anën tjetër të rrugës, qëlloi veten me plumb në kokë duke ndërruar jetë në spital.