Kimi Raikkonen dhe Minttu Virtanen modele 29 vjecare të brendëshmesh, kanë bërë zyrtare lidhjen e tyre të dielën në një ceremoni private në Siena të Italisë. Cifti i cili ka një djalë një vjeçar nga lidhja e tyre, vendosën të lidhin kurorë pikërisht në një manastir të Toskanës në praninë e familjarëve të tyre e shumë pak të ftuar Vip. I vetmi që ra në sy ishte drejtuesi kryesor I skuadrës Ferrari, Maurizio Arrivabene me të shoqen ndërkohë që munguan emra të mëdhenj kolegësh të Formula One.