INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje nga masakra në Mynih, 3 shqiptarë të vdekur, identifikohet autori [FOTO]

Detaje nga masakra në Mynih, 3 shqiptarë të vdekur, identifikohet autori [FOTO]

Publikuar më: 10:11 23-07-2016

Një ngjarje e rëndë tronditi Gjermaninë ditën e djeshme, ku si pasojë e një sulmi të një 18 vjeçari me armë, kanë humbur jetën 9 persona, fatkeqësisht mes tyre janë edhe 3 shqiptarë. Shqiptarët që mbetën të vdekur nga ky sulm janë, Sabina Sulaj, Armela Segashi dhe Dijamant Zabërxha, me origjinë nga Kosova. Janë familjarët ata që njoftuan për vdekjen e të dashurve të tyre. Fillimisht u njoftua vetëm për vdekjen e Sabina Sulaj, më pas vëllai i Armelës dhe babai i Dijamantit, raportuan në Facebook lajmin e hidhur për vrasjen e tyre. 

“Armela – Vajza, motra dhe shoqja jon e dashur ndrroj jet. Faleminderit per shpresat dhe ndihmen dhe mbeshtetjen. Gjithmone ne Zemer”, shkruan Arbnor Segashi, vëllai i Armelës në Facebook.

Babai i Dijamantit, Naim Zabergja, me një postim në profilin e tij në Facebook, shkruan: “Me pikllim te thell njoftoj farefisin, miqet dhe shoket se djali im Dijamant Zabergja 21 vjeqar u vra dje ne Minhen nga dora terroriste”.

Ndërkohë është raportuar se edhe një tjetër kosovar, 14 vjeçari Benet Adijli ka mbetur i plagosur në fyt.

Ministria e Punëve të Jashtme shqiptare deklaron se nuk ka shtetas të Republikës së Shqipërisë mes viktimave të sulmeve

Policia gjermane ka arritur të identifikojë autorin e sulmeve me armë në qendrën tregtare në Mynih ku humbën jetën 10 persona, përfshirë autorin. Sipas policisë autori i sulmit është një 18-vjeçar me shtetësi të dyfishtë gjermano-iraniane i cili jetonte në Mynih.

Janë ende të paqarta motivet e ngjarjes, ndërsa policia po punon për të zbuluar nëse autori ka vepruar i vetëm. Sulmi ndodhi në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, ndërsa 18-vjeçari si autor i dyshuar u gjet i vetëvrarë rreth 1 km nga ngjarja.

Policia gjermane ka bastisur shtëpinë e autorit të sulmeve në Mynih, 18-vjeçarit iranian me shtetësi gjermane, kurse babai i tij është marrë në pyetje në polici.

Kreu i policisë gjermane Hubertus Andra, në një konferencë për media të mbajtur mbrëmë vonë, ka informuar për gjithçka që policia ka arritur të zbulojë, të mbledhë informacione nga sulmi i realizuar në Mynih.

Ai ka zgjedhur që përfundimin e konferencës ta mbyllë me mendimet dhe lutjet e të gjithëve për familjet e viktimave duke thënë “s’ka më rrezik”.

Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836