INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje nga maskara e trefisht në Vlorë [VIDEO]

Detaje nga maskara e trefisht në Vlorë [VIDEO]

Publikuar më: 12:08 20-01-2017

Forcat policore kanë bërë të mundur sot arrestimin e autorit të vrasjes së trefisht në Vlorë i cili prej 4 vitesh ishte në kërkim.
26 – vjeçari Delin Hajdara, jështë dënuar më burgim të përjetshëm pasi pas një konflikti me tre persona në plazh, ka nisur të qëlloj më armë zjarri drejt tyre, por si pasojë kanë mbetur të vdekur tre përsona të tjerë që s' kishin lidhje me konfliktin.

Ngjarja e detajuar:

Masakra e trefisht ka ndodhur më datë 28.07.2013, në lagjen e quajtur “Ujë i Ftohtë” në Plazhin e Kalasë, ku dy motrat e shtetasit Leo Osmeni, kanë qënë duke pushuar dhe pranë cadrës së tyre kanë qënë tre djem, të cilët kanë nisur ti ngamcmojnë dukë u kërkuar ndonjë numër apo adres kontakti. Motrat Osmeni pas besdisjes së djemëve, kanë lajmëruar vëllain e tyre dukë i kërkuar atij ndihmë.
Leo është nisur direkt drejt tyre duke njoftuar njëkosisht ëdhë shtetasin Delin Hajdaraj, të cilin e ka kushuri të largët.
Kur Leo Osmeni ka mberritur, ka nisur të konfliktohet fizikisht më tre djemt fierak ku dhe ka mbetur dhe i plagosur pasi shtetasi Albano Konomi, e ka goditur me kaçavidë.
Në ato momente ka arritur edhe kushuriri i tij Delin Hajdaraj, i cili kur ka parë ngjarjen ka marr armë zjarri automatike model 56 të cilët e kishtë marr me vete, dhe ka nisur të qëlloj në ajër dhe drejt tre shtetasëve fierak, por si pasojë kanë mbetur të vrarë tre persona që ndodheshin aty dhe nuk kishin lidhje me ngjarjen.


Policia ka arrestuar menjëherë në flagrancë shtetasin Leo Osmeni, i cili po vuan dënimin e tij prej 35 vitesh burg.

Ndërsa shtetasi Delin Hajdaraj ka qenë shpallur në kërkim që prej rreth 4 vitesh, ndersa mbrëmjen e kaluar, Policia e Vlorës

bëri të mundur kapjen e këtij shtetasi të shumë kërkuar, në bashkëpunim me Forcat Speciale RENEA.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0035641193389893