Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Durrës ku një fëmijë i mitur është gjetur i mbytur në ish-vaskën e peshkimit.
Sipas njoftimit të policisë viktima është Leonado Lica 13 vjeç.
I mituri kishte ikur nga shtëpia pa lejen e prindërve dhe nuk ishte kthyer më.
Familjarët të alarmuar kanë nisur kërkimet dhe fatkeqësisht e kanë gjetur të mbytur.
Sipas dëshmive Leonado Lica kishte shkuar për tu larë në ish-vaskat e peshkut, ku ka humbur dhe jetën.
Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë gjetur rrobat dhe trupin e të miturit.
Por policia është lajmëruar ditën e sotme për ngjarjen e rëndë.