INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje nga vrasja në Shkodër, dyshohet se është vrarë gabimisht, në shënjestër një tjetër person [FOTO]

Detaje nga vrasja në Shkodër, dyshohet se është vrarë gabimisht, në shënjestër një tjetër person [FOTO]

Publikuar më: 11:03 02-09-2018

Detaje të reja tronditëse dalin në dritë nga vrasja që ndodhi ditën e djeshme në qytetin e Shkodrës.

Sipas informacioneve dyshohet se viktima 30-vjeçari Arjan Ferracaku është vrarë gabimisht dhe se nuk ka qenë shënjestër i autorit.

Policia bënë me dije se autori ka qëlluar me breshëri plumbash në një largësi 50 metra, i fshehur në një shkurre.

Nga dëshmitë e familjarëve, i ndjeri baba i dy fëmijëve nuk ka pasur konflikte.

arjan-ferracaku-vrasja-000.jpg

Ndërsa ende nuk dihet autorët, rreth 20 persona janë marre ne pyetje në kuadër të hetimeve për zbardhjes e vrasjes.

I riu, i cili ka disa aktivitete biznesi në Shkodër, u vra pasditen e së shtunës në periferi të qytetit.

Ai ka qenë duke shëtitur me kalë, në kohën kur persona ende të paidentifikuar i bënë pritë dhe e ekzekutuan.

tfyh.jpeg

Ngjarja ndodhi rreth orës 13:50 minuta në një livadh tek hidrovori i fshatit Dobraç.

Burimet thonë se autori e ka ndjekur për disa metra dhe ka qëlluar me breshëri ndaj 30-vjeçarit Arjan Ferracaku, duke e kthyer vrasjen në një ekzekutim të mirëfilltë.

Ai ka marrë dy plumba në kokë dhe të tjerë në trup, duke ndërruar jetë menjëherë në vendngjarje.

Article Logic
Execution time: 0.0036020278930664