INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJE/

DETAJE/ "Nuk ka bukë", burri tenton të mbysë bashkëshorten e tij

Publikuar më: 13:55 06-07-2017

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë që ndodhi në qytetin e Lushnje, ku një burrë tentoi te mbys me litarë bashkëshorten e tij.
Sipas të dhënave mësohet se rreth orës 18.30 Feçor Biçaku ka shkuar në shtëpi dhe i ka kërkuar për të ngrënë bashkëshortes së tij por ajo është shprehur se nuk ka asgjë çfarë ti jap.
Kanë mjaftuar këto fjalë të gruas që Biçaku të nis ta godas me thikë dhe më pas të marr litarin të mbysë.
Ka qenë kunata ajo që ka ndërhyrë menjëherë pasi ka dëgjuar thirrjet për ndihmë të viktimës.
Ajo shprehet se i është lutur që ta lëshonte, më pas ka njoftuar urgjencën dhe policinë.

Gruaja me inicialet F.B. 52 vjeçe pas ndihmës së parë në spitalin e Lushnjes është dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërsa burri, Feçor Biçaku 56-vjeç është arrestuar menjëherë pas ngjarjes së rëndë dy ditë më parë.

Article Logic
Execution time: 0.0035128593444824