INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje për filmin e parë shqiptar të zhanrit horror [FOTO]

Detaje për filmin e parë shqiptar të zhanrit horror [FOTO]

Publikuar më: 15:06 04-02-2017

Bloodlands” do të jetë filmi i parë shqiptar horror i cili me siguri në vazhdim do t’u hapë  rrugën edhe filmave të tjerë të këtij zhanri.

Kështu janë shprehur skenaristi dhe regjisori i tij.  Një realizim australian dhe i xhiruar ne gjuhën shqipe, me pjesëmarrjen e aktorëve shqiptarë. Krijimi i këtij filmi ka qenë dëshirë e regjisorit  Steven Kastrissios në Shqipëri. Ai e ka cilësuar këtë si një përvojë të cilën nuk do ta harrojë dhe që e bëri të vlerësojë vlerat e vërteta të aktorëve shqiptarë.

Premiera botërore e filmit do të jetë në Shkurt në Glasgoë Film Festival. Ndërsa në  qershor filmi pritet të shfaqet edhe për publikun shqiptar.

Në rolet kryesore marrin pjesë: Gëzim Rudi, Suela Baco, Emiljano Palali, Ilire Vinca, Dritan Arbana dhe Alesia Xhemalaj.

Përmbajtja e filmit:

Bloodlands paraqet historinë e një gruaje e cila dhunohet, mbetet shtatzënë dhe stigmatizohet nga banorët e lagjes. Atë e dëbojnë në mal, duke e quajtur shtrigë.

E lënduar, e urryer gruaja vendos që të shndërrohet në një shtrigë dhe të marrë hakun për dhimbjen që i kanë shkaktuar. Nga rikthimi i saj shumë e pësojnë, bien pre e sulmit të vampirëve të udhëhequr nga shtriga.

steven_web.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034859180450439