INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje për kufomën që u gjet në Durrës! A i kish gjymtyrët e prera? Ja çthotë policia...

Detaje për kufomën që u gjet në Durrës! A i kish gjymtyrët e prera? Ja çthotë policia...

Publikuar më: 14:23 18-08-2019

Kanë dalë detaje të reja nga ngjarja horror e raportuar mëngjesin e sotëm, ku një trup u gjet I pajetë nga peshkatarët në det.

Sapo gjetën trupin peshkatarët kanë njoftuar me radio policinë.

Policia kufitare e ka transportuar në portin detar  trupin e më pas e kanë dërguar në morg.

Ndërkohë Policia sqaron se nga ekspertiza e jashtme trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë, si dhe nuk janë evidentuar shenja dhune e dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Sipas uniformave blu, trupi ka qenë i veshur me rroba dhe i janë evidentuar të gjitha gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 18.08.2019, në orët e para të mëngjesit, një peshkarexhë që kishte dalë për gjueti, rreth 4 milje larg Durrësit duke ngritur rrjetat dhe ka konstatuar në rrjeta një trup të pajetë të seksit mashkull.

Kufoma është transportuar në morgun e spitalit për ekspertizë mjeko-ligjore.
Nga ekspertiza e jashtme, trupi nuk ka qenë i lidhur apo i mbështjellë. Nga kqyrja nuk janë evidentuar shenja dhune apo dëmtime të ndonjë natyre tjetër.

Trupi ishte i veshur me rroba, i janë evidentuar gjithë gjymtyrët, por është dekompozuar për shkak të lagështisë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon hetimet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Article Logic
Execution time: 0.002471923828125