INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJE ''PIKANTE''/Zv.kryeministri dhe 7 ministrat e rinj shikojnë me ''dylbi'' ministrat e shkarkuar nga lozha

DETAJE ''PIKANTE''/Zv.kryeministri dhe 7 ministrat e rinj shikojnë me ''dylbi'' ministrat e shkarkuar nga lozha

Publikuar më: 18:41 16-01-2019

Maxhoranca ka votuar sot dekretet e presidentit për shkarkimin e 7 ministrave dhe zëvendës kryeministrit dhe emërimin e ministrave të rinj.

Të gjithë dekretet janë votuar me 77 dhe 76 vota nga maxhoranca pasi opozita ka bojkotuar seancën e jashtëzakonshme për shkak se nuk i është dhënë fjala.

Seanca është karakterizuar nga tensionet pasi ish kryeministri Sali Berisha ka tentuar të marrë fjalën.

Ajo që ka rënë në sy gjatë kësaj seance është prezenca e ministrave të rinj në lozhat, ndërkohë që në karriget në fund të sallës kanë qëndruar edhe ministrat e shkarkuar nga Rama.

Presidenti Ilir Meta nuk ka dekretuar ende shkarkimin e Ditmir Bushatit, dhe emërimin në postin e ministrit të Jashtëm, të kryeministrit Edi Rama.

 

 PARLAMEN.jpg

PARLAMENT.jpg

PARLAMENT_1.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0027658939361572