INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJE/ Policia reagon rreth grabitjes në Tiranë: Pronarin e goditën dhe donin ti...

DETAJE/ Policia reagon rreth grabitjes në Tiranë: Pronarin e goditën dhe donin ti...

Publikuar më: 10:01 29-03-2019

Detaje të reja kanë dalë lidhur me grabitjen e Exchange-it në rrugën e 'Barrikadave' në Tiranë.

Mësohet se pronari i cili mbeti i plagosur nga dy grabitësit është shtetasi Agrin Sh. 50 vjeç.

Sakaq, bëhet me dije se pasi e dhunuan, autorët i morën çantën, brenda së cilës kishte 60 mijë dollarë.

Njëri nga dy autorët është prangosur nga efektivët e policisë rrugore, që kanë ndërhyrë me shpejtësi pasi konstatuan ngjarjen, ndërsa tjetri është shpallur në kërkim.

Ndërkohë që grupi hetimor ka rrethuar vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar motorin që përdorën autorët që ndoqën dhe sulmuan pronarin e pikës së këmbimit valutor dhe thikën me të cilën e goditën.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 09:12, në rrugën e “Barrikadave” shtetasi A. Sh., rreth 50 vjeç (pronar i një pike këmbimi valutor) ka qenë duke lëvizur me motor ndërkohë që është goditur me mjete të forta nga dy persona duke i marrë një sasi lekësh.

Reagimi në kohë i Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në Komisariat të njërit prej autorëve të dyshuar, ndërkohë që autori tjetër ka arritur të largohet.

Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje dhe po punohet për kapjen e tij.

Article Logic
Execution time: 0.0034720897674561