INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje/ Policia zbardh 'masakrën' e djeshme në Ish-Bllok. Arrestohen 2 autorë dhe...

Detaje/ Policia zbardh 'masakrën' e djeshme në Ish-Bllok. Arrestohen 2 autorë dhe...

Publikuar më: 10:53 05-10-2018

Mbrëmjen e djeshme, kryeqyteti u trondit nga një ngjarje kriminale në zemër të Bllokut.

Një i vdekur dhe tre të plagosur është bilanci nga ngjarja ku mbeti i vrarë 26 vjeçari Fabjol Gaxha, truprojë e Ervis Martinajt, ky i fundit i plagosur bashkë me Laert Hato, shok i Martinajt dhe Gaxhës i cili gjendej ulur në një tavolinë me ta.

Si fillim ata janë konfliktuar në ambientet e brendshme të lokalit duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të njëri – tjetrit.

Policia ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku janë arrestuar në flagrancë dy të plagosurit dhe janë shpallur në kërkim tre të tjerë.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armë zjarri “Glock”, gëzhoja, shumë në euro, automjete dhe aparate celular.

Sipas policisë të arrestuar janë Ervis Martinaj, 36 vjeç, banues në Tiranë dhe Eljon Hato, 28 vjeç, banues në Shkodër. Si dhe janë shpallur në kërkim shtetasit Ervin Mata, 31 vjeç, banues në Tiranë, Fabio Allushi, 42 vjeç, banues në Tiranë si dhe Merviol Bilo, 41 vjeç, banues në Tiranë.

Ata akuzohen për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese, kundër dy ose më shumë personave e kryer në bashkëpunim” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit luftarak”.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0038950443267822