INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja/ Atentatori tek Komuna e Parisit, kërcënoi djalin e një  biznesmeni për borxhin e të dashurës

Detaje të reja/ Atentatori tek Komuna e Parisit, kërcënoi djalin e një biznesmeni për borxhin e të dashurës

Publikuar më: 14:13 06-08-2017
Detaje të reja dalin nga atentati i "Komunës së Parisit". Sipas policisë emri i Dejvis Rustemaj nuk është i panjohur për policinë. Ai është dënuar dhe më parë për vjedhje më dhunë, kanosje dhe armëmbajtje pa leje. Sipas informacioneve Rustemaj ka kanosur me armë në vitin 2015 dhe djalin e një biznesmeni, pasi pretendonte se ai i kishte 15 mijë euro borxh, të dashurës së tij. Djali i biznesmenit të njohur, Ilias Fishekut, e ka denoncuar në Polici, Rustemaj, për këtë ngjarje. Mësohet se pas kësaj Rustemaj u dënua. Por, në maj të këtij viti, Dejvi Rustemaj sërish ka përfunduar në kronikat e policisë. Ndaj tij u bë atentat ndërsa ishte në një bilardo në Kinostudio dhe u plagos në këmbë nga dy persona të maskuar me motor që tentuan ta vrisnin, sipas tij. Policia shpalli në kërkim një 31-vjeçar për atentatin. Rustemaj, sot me pranga, pritet të japë dëshminë se cilat qenë arsyet që e shtynë të tentonte të ekzekutonte Mariglen (Lorenc) Hoxhën.
Article Logic
Execution time: 0.0034170150756836