Detaje të reja dalin në dritë për ngjarjen që tronditi Elbasanin.
Mësohet se shënjestër e atentatit të ndodhur në lagjen 'Emin Matraxhiu' ka qenë një prej fisit Çapja, Ardian Çapja.
Policia ka deklaruar se në momentin e breshërive Ardiani ka qenë në banesën e tij por që fatmirësisht nuk është prekur nga plumbat.
Autorët pasi kanë qëlluar në drejtim të Ardian Çapjas, autorët për të zhdukur çdo gjurmë dogjën mjetin në lagjen “5 Maji”.
Kjo nuk është hera e parë që Ardiani bëhet shënjestër e një sulmi.