INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja: Ja si u futën në pistën grabitësit në aeroportin e Rinasit [FOTO]

Detaje të reja: Ja si u futën në pistën grabitësit në aeroportin e Rinasit [FOTO]

Publikuar më: 13:40 01-07-2016

Policia e Tiranës ka zbardhur gjithë rrugën që grabitësit kanë ndjekur për të hyrë në pistë, ku sipas policisë kanë vjedhur më pak se sa 1 milion euro. Është vetë Drejtori i Policisë së Tiranës Ervin Hodaj që ka zbardhur gjithë dinamikën e ngjarjes. Por vetëm 5 minuta pasi përsonat kanë kryer grabitjen dhe kanë dalë nga pista sëbashku me makinën e tyre është njoftuar Policia.
Ervin Hodaj, ja dinamika e grabitjes:
“Në orës 14:23 të datës 30.06.2016, sipas orës së sistemit të kamerave të sigurisë së Aeroportit të Rinasit, një person i veshur me jelek me ngjyrë portokalli me fasha fosforeshente, kapërcen portën e ndodhur në skajin veri-perëndimor të pistës,  portë e cila përdoret vetëm për hyrje-daljen e mjeteve që furnizojnë me karburant avionët.
Ky person ka prerë  drynin e derës dhe pasi ka hapur atë, në territorin e  pistës futet një automjet tip Mercedes Benz me ngjyre vishnje. Autorët janë futur me makine  në vendqëndrimin e automjeteve te sherbimit dhe kanë kryer vjedhjen e parave që ndodheshin në makinën e blinduar të shoqërisë “NAZERI 2000”.  Në  orën 14:27 ky automjet duket që del përsëri nga territori i aeroportit nga e njëjta portë, prej nga hyri. Rezulton se pas daljes nga porta, autorët janë larguar në drejtim të aksit rrugor Rinas – Fushë Krujë – Vorë”.
Policia e Tiranës thotë se për zbardhjen e plotë të vjedhjes spektakolare në Rinas janë disa pista hetimi.
Ervin Hodaj:
“Në lidhje me veprimet hetimore të kryera për zbardhjen e ngjarjes theksojmë se janë angazhuar kapacitetet më të  kualifikuara dhe të specializuar të Policisë së Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë. Po punohet intensivisht në disa pista për zbardhjen e kësaj ngjarje. Policia e Shtetit kërkon bashkëpunimin e qytetarëve në dhënien e informacioneve të vlefshme në lidhje me këtë ngjarje dhe siguron ruajtjen e anonimatit”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035319328308105