INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja/ Ja si u ndanë Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Detaje të reja/ Ja si u ndanë Angelina Jolie dhe Brad Pitt

Publikuar më: 19:21 17-06-2019

Janë bërë tri vjet që kur kur Angelina Jolie njoftoi se ajo dhe Brad Pitt ishin ndarë pas 12 vjetësh së bashku – përfshirë dy vjet martesë.

Një raport i ri pohon se Pitt nuk e kishte idenë, që Jolie do të dilte në publik dhe të tregonte për ndarjen e tyre.

Ai pas kësaj u ndje i tradhtuar, sepse kur ai e kishte kërëcënuar, se do t’i tregonte shtypit, ajo nuk e ka lejuar.

“The Latin Times” po raporton, se të gjitha thashethemet e ndajres rreth Pitt dhe Jolie para se përfundimisht të dilnin në publik si të ndarë, ishin të vërteta.

Çifti u largua për muaj, por zgjodhi të mbante gjërat private për shkak të filmit të tyre By The Sea.

Jolie e ka shkruar dhe ka drejtuar dramën romantike të vitit 2015, në të cilën luajti ajo dhe Pitt.

Regjisori Ian Halperin thotë, se aktorët e kishin të vështirë të portretizonin një çift të martuar në ekran, martesa e të cilit po copëtohej, ndërsa në të njëjtën kohë po merreshin edhe me problemet e tyre të martesës .

Halperin thotë, se martesa e Jolie dhe Pitt përfundoi gjatë filmimit dhe se Pitt kishte kërcënuar disa herë, se do ta bëjë publike ndarjen e tyre.

Por, ai nuk bëri, sepse Jolie nuk e donte publicitetin negativ. Deri në kohën, që Jolie i tha shtypit, se janë ndarë, në të vërtet ata ishin larguar për pothuajse një vit.

Angelina vendosi ta bëjë për ta provuar Pitt dhe për ta bërë atë të duket keq.

Brad nuk e kishte asnjë ide, se çfarë po i vinte.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035371780395508