Zbulohen detaje të reja nga aksidenti i orëve të para të mëngjesit në Maliq ku humbi jetën 24-vjeçari Gjergji Elmazi. Shoku i 24-vjeçarit ka treguar se e ka parë teksa makina ka rënë në lumë. Ai shprehet se ka dashur të hyjë në lumë, por ka hezituar për shkak të thellësisë së lumit. Ka qenë pikërisht shoku i viktimës i cili ka lajmëruar policinë.
Dyshohet se 24 vjeçari ka qenë duke drejtuar makinën në gjendje të dehur. Mësohet se shkak i këtij aksidenti fatal është bërë shpejtësia e mjetit me të cilin po udhëtonte 24-vjeçari.
Sakaq bëhet me dije se Elmazi kishte parakaluar me shpejtësi makinën e shokut të tij, pasi humbi kontrollin e mjetit përfundoi në lumin Devoll.
Polumbarët mbërritën në vendngjarje dhe arritën të nxirrnin nga uji trupin e pajetë të Gjergji Elmazit.