INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga anija e rrëmbyer. I biri i pronarit, peshkarexha mund të jetë shitur…

Detaje të reja nga anija e rrëmbyer. I biri i pronarit, peshkarexha mund të jetë shitur…

Publikuar më: 14:24 23-06-2016

Asnjë lajm të ri prej më shumë se dy ditësh në lidhje me fatin e dy marinarëve të rrëmbyer bashkë me peshkarexhën nga egjiptiani. Kontakti më i fundit sipas djalit të pronarit të anijes Çelepija me rrëmbyesin e saj ka qënë disa orë më parë. Ai ngre dyshime të forta në lidhje me shitjen e anijes, pasi sipas tij Salam i ka shkruar sms dhe s’po kupton se s’e çfarë kërkon. Ai i ka thënë së fundmi se e ka shitur anijen. F. Çelepija këmbëngul që shteti të punojnë në terren për të shpëtuar dy marinarët, pasi sipas tij shteti merret me letra, kur anija mund të jetë 1 orë larg.

Edhe familjarët e të dy marinarëve apelojnë se shteti duhet ti sjellë shëndoshë e mirë në shtëpi. Djali i vetëm i kapitenit të anijes Dhimitër Malja, Damiani 25­-vjeçar, i bën apel shtetit të ndërhyjë për të liruar pengjet.

Ndërsa e cilëson të çuditshëm faktin që egjiptiani nuk sjell një foto të babait të tij, ndryshe nga ç’veproi me Luan Memën.

Article Logic
Execution time: 0.004364013671875