INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga atentati në Vlorë

Detaje të reja nga atentati në Vlorë

Publikuar më: 09:17 21-06-2017

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në lagjen “Partizani” në Vlorë pranë rrugës drejt Spitalit Rajonal është vrarë me armë zjarri para banesës së tij shtetasi Fatjon Sinani, rreth 40 vjeç.
Si rezultat i reagimit të menjëhershëm të policisë, në ndjekje të autorëve është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi i njërit prej autorëve të dyshuar në dalje të lagjes “Partizani”. Ai është shtetasi Neritan Qejvani, rreth 42 vjeç, me të cilin po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Policia dyshon se personi në fjalë ka bashkëpunuar edhe me një person tjetër.
Për kapjen e autorit të dytë të dyshuar, janë ngritur pika kontrolli në akset kryesore të qytetit me qëllim kapjen e tij. Policia thotë se ky person ka mundur të largohet me shpejtësi duke përfituar nga errësira. Sakaq, në vendngjarje Policia ka sekuestruar armën e krimit, një pistoletë të llojit “Beretë”.
Ndonëse po zhvillohen hetime intensive për të zbardhur shkakun e kësaj vrasje, një nga pistat e mundshme ku po heton policia është edhe ajo e vrasjes për hasmëri. Për të zbardhur më shumë detaje nga ky krim i rëndë, blutë e qytetit bregdetar kanë marrë në pyetje të afërmit e viktimës si dhe banorët e zonës.

Article Logic
Execution time: 0.0038220882415771