Ky është momenti kur kryeministrja Theresa May, ka dal me nxitim nga parlamenti e shoqëruar me roje të armatosura dhe ka hyrë në makinën e saj zyrtare e modelit Jaguar.
Videoja është publikuar ditën e sotme nga mediat britanike, dhe siç duket nga pamjet kryeministrja britanike për një moment nga paniku ka humbur dhe drejtimin.
Detaje të reja kanë dal dhe për ushtarin e ISIS, i cili njihej me nofkën "vampir" pasi dilte vetëm natën dhe i veshur vetëm me të zeza.
Khalid Masood ishte një emër i njohur nga policia pasi dhe më parë ishte dënuar pasi kishte goditur më thikë një person. Ai ishte njohur me islamin gjatë kohës që kryente dënimin në burg dhe menjëherë pas lirimit ai ishte nisur drejt Arabisë Saudite.
‘MailOnline’ ka zbuluar se Khalid Masoon ka komunikuar në WhatsApp më dikë dy minuta para se të kryente sulmin.