INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga vrasja në Mamurras, viktima dhe autori shokë fëmijërie. 'Kemi veshur rrobat e njëri-tjetrit!' [FOTO]

Detaje të reja nga vrasja në Mamurras, viktima dhe autori shokë fëmijërie. 'Kemi veshur rrobat e njëri-tjetrit!' [FOTO]

Publikuar më: 11:24 07-09-2018

Policia ka zbardhur detaje të reja nga atentati në Mamurras ku ka humbur jetën 27-vjeçari, Indrit Pepa.

Mësohet se viktima dhe autori i vrasjes Agron Markola kanë qenë shokë fëmijërie, por para 6 vitesh kanë nisur konfliktet mes tyre.

Sherri i tyre i parë ka ndodhur në një lokal në Mamurras ku ata kanë debatuar me njëri-tjetrin, ku viktima Indriti në atë kohë 20 vjeç, i ka thënë Markolës se 'Jemi rritur bashkë, kemi veshur rrobat bashkë. Unë kam foto të tuat në shtëpi'.

Pas kësaj pas disa ditësh autori Agron Markola dhe Azis Markola i kanë bërë pritë Indrit Pepën dhe e kanë rrahur me qytën e një pistolete, duke i shkaktuar plagë të shumta dhe e çuar në gjendje kome.

Pas një viti pasi gjendja shëndetësore e Indirit ishte përmirësuar dhe ata janë përballur në një berberhane, ku viktima ka marrë një pistoletë dhe e ka plagosur në të dyja këmbët autorin.

Pas asaj familja Indrit Pepës është ngujuar për shkak të frikës së hakmarrjes.

Pavarësisht tentativave të shumta për të shuar sherrin, familjet nuk kanë bërë paqe.

indrit.jpg

Pas kësaj Indrit Pepa ka kërkuar emigrim në Gjermani, ku ka qëndruar tre vite, gjatë kësaj kohe ai është bërë dhe baba i një vajze 3 vjeçe.

Por pas qëndrimit Gjermania e ka kthyer Pepën për në Shqipëri, pasi e ka konsideruar si një vend që nuk përbën rrezik për të.

Një natë më parë, viktima Indrit Pepa ka qenë duke pirë në një lokal me disa miq të tij. Rreth orës 4 të mëngjesit ata kanë dalë nga lokali dhe Pepa ka përcjellë miqtë e tij nëpër banesat e tyre. Është kthyer në shtëpi pasi do i linte makinën vjehrrit, i cili duhet të nisej për në Shkodër.

Kur ka zbritur nga makina, 27-vjeçari Indrit Pepa ka pikasur 2 persona dhe është larguar menjëherë, por sipas familjarëve, autorët i janë vënë pas dhe e kanë qëlluar disa herë.

Indrit Pepa, kishte marrë disa plumba në këmbë dhe ishte rrëzuar përtokë. Në momentin kur kanë rënë, familjarët thonë se autorët janë afruar dhe e kanë qëlluar sërish.

Article Logic
Execution time: 0.0037729740142822