INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, në shënjestër të ekzekutorëve profesionist dhe bashkëshortja sepse...

Detaje të reja nga vrasja në Shkodër, në shënjestër të ekzekutorëve profesionist dhe bashkëshortja sepse...

Publikuar më: 09:13 15-07-2018

Detaje të reja zbardhen nga krimi makabër që tronditi qytetin e Shkodrës mëngjesin e sotëm.

Ekzekutimi i dy të rinjve, ish inspektorit,32-vjeçari Boran Bercana dhe bashkëshortes së tij 22-vjeçarja Silvi Ndoci, mendohet se është bërë në orët e para të ditës së diel në momentin që çifti sapo kishte hipur në makinë.
Në momentin e krimit bashkë me çiftin ka qenë dhe fëmija 1 vjeç, i cili ka qenë në prehrin e nënës por që fatmirësisht ka shpëtuar.

Ndërsa viktimat kanë gjetur vdekjen e menjëhershme nga plumbat.

Në vend ngjarje policia ka gjetur rreth 20 gëzhoja.

Viktima njihej për profesionin e tij si Inspektor Krimesh në Shkodër, por që 6 muaj më parë kishte lënë me dëshirën e tij punën.

Policia dyshon se krimi është realizuar nga dy persona të maskuar dhe profesionist, për shkak të saktësisë së gjuajtjeve.

Në shënjestrën e tyre nuk ka qenë vetëm ish polici por dhe bashkëshortja e tij, për të zhdukur në këtë mënyrë çdo dëshmitar.

Policia ka shoqëruar disa persona për ngjarjen, gjithashtu ka sekuestruar dhe pamjet nga kamerat e sigurisë të disa bizneseve për të hedhur dritë mbi ngjarjen.

Article Logic
Execution time: 0.0034182071685791