INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJE të reja për ekzekutimin e mikut të Shullazit në Durrës. Ata e kishin parandjerë që...

DETAJE të reja për ekzekutimin e mikut të Shullazit në Durrës. Ata e kishin parandjerë që...

Publikuar më: 16:18 13-11-2018

Detaje të reja dalin në dritë lidhur me atentatin ndaj dy të rinjve në Durrës. Bëhet me dije se pak para atentatit viktimat darkuan me disa shokë në një lokal në periferi të Tiranës. Po ashtu mendohet se dhe autorët e krimit të jenë nisur nga Tirana, kurse qyteti i Durrësit është zgjedhur si vend i përshtatshëm për ekzekutimin.

Këto janë provat më të reja të zbuluara nga grupi hetimor për ngjarjen e disa ditëve më parë në qytetin bregdetar, ku mbetën të vrarë i ashtuquajturi “faqedjeguri” Edision Harizaj dhe shoku i tij Genci Caca, të dy nga Vlora.
Sipas disa dëshmive të personave të fundit me të cilët Harizaj është takuar, thonë se ai kishte pikasur ndjekjen. “Il Padrino”, i njohur në Vlorë si person i rrezikshëm, është shprehur te një miku i tij. “Po më ndjekin, kam parandjenjë të keqe”.

Mbi të dhe Cacën u zbrazën mbi 50 plumba dhe pse makina ishte gjysmë e blinduar. Ndërkohë policia ka siguruar një dëshmitar, i cili flet për disa autorë pjesëmarrës në krim.
Veç atyre që qëlluan makinën, një tjetër makinë ka mbikëqyrur veprimet. Kur makinat e viktimave dhe e autorëve u futën në rrugën dytësore, një makinë e tretë, ka qëndruar pak sekonda në anë të rrugës kryesore. Sapo është kryer ekzekutimi ajo ka lëvizur në drejtim të Plepave.

Në makinën e Harizajt, i njohur edhe si shoku i Emiljano Shullazit, policia ka gjetur tre celularë, dy të Harizajt dhe një i Cacës. Të tre të koduar.

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996