INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja për trupin e karbonizuar në Fushë-Krujë, vendimtare ADN-ja

Detaje të reja për trupin e karbonizuar në Fushë-Krujë, vendimtare ADN-ja

Publikuar më: 10:25 06-05-2018
 
Të tjera detaje vijnë nga gjetja e automjetit të djegur ditën e djeshme në Fushë-Krujë. Ngjarja ndodhi në afërsi të vendit të quajtur Borizanë,
ndërsa në mjet u gjet trupi i karbonizuar.
Burime nga policia bënë me dije se mjeti ishte në pronësi të shtetasit nga Kosova, Xhafer Osmani, i cili kishte ardhur në Shqipëri pesë ditë më parë.
Lidhur me ngjarjen janë shoqëruar në polici disa persona. Ndërkaq, policia po heton intenerarin e lëvizjes së mjetit.
Dëshmitarët janë shprehur se kanë parë një person të largohej nga vendi i ngjarjes në momentin kur u dogj mjeti.
 
 
Kamerat e një karburanti në zonën e Fushë Krujës ku u gjet i karbonizuar trupi, kanë fiksuar edhe një person tjetër pranë këtij vendi.
Dyshohet se viktima është Xhavit Osmani, 57 vjeç nga Vushtria, por do të jenë monstrat e ADN-së ato që do të përcaktojnë saktë identitetin e tij.
Paraprakisht dyshohet se është vrarë me armë në kokë, pasi ka shenja në kafkë dhe më pas është djegur.
Mjeti i djegur është në pronësi të Xhavit Osmanit dhe ka hyrë në Shqipëri nga pika e kalimit kufitar Morinë.
 
Article Logic
Execution time: 0.0034239292144775