INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja për vrasjen e Devi Kasmit, zbardhet proces-verbali i Prokurorisë[FOTO]

Detaje të reja për vrasjen e Devi Kasmit, zbardhet proces-verbali i Prokurorisë[FOTO]

Publikuar më: 09:50 05-02-2018

Dalin në dritë të tjera detaje lidhur me vrasësin e Devi Kasmit më 29 janar në Tiranë, shtetasin grek Eftimiu Eftimiu.

Report Tv ka zbardhur proces-verbalin e Prokurorisë lidhur me mjetet që i sekuestruan pas arrestimit.

Sipas këtij dokumenti, vrasësit grek iu gjetën 365 mijë lekë të reja dhe 20 mijë euro. Po ashtu, gjatë kontrollit iu gjet edhe një patentë me emrin e tij, një dokument në gjuhën greke me foton e një femre, etj.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij në polici, killeri grek nuk ka dhënë shumë shjegime dhe ka mohuar të ketë lidhje me vrasjen e Devi Kasmit.

Ai ka deklaruar se në Shqipëri ka ardhur për arsye turistike. Ndërkohë, policia konfirmon se greku ka hyrë në Shqipër para dy muajsh dhe një javë para se të ekzekutohej Devi Kasmi është parë duke lëvizur rreth palestrës së viktimës.

s45yw45.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037021636962891