Të tjera detaje kanë dalë në dritë lidhur dhe ekzekutimin e Fatos Ferrcakut në Shkodër. Bëhet me dije se pista kryesore ku po hetohet lidhur me vrasjen e tij lidhet me ekzekutimin e kushëririt të tij Arian Ferrcaku në fillim të shtatorit.
Mësohet se Fatos Ferracaku ka qenë pranë hidrovorit, shumë afër zonës ku u vra Arjan Ferracaku në 1 shtator të këtij viti. Fatos Ferracaku mendohet se ka parë autorët në pistën e hipizmit kur janë larguar pasi kryen vrasjen. Arjan Ferracaku u ekzekutua me breshëri plumbash teksa po kalëronte në shoqërinë e dy miqve të tij.
Dyshohet se Fatos Ferracaku kishte folur me nje person tjetër të cilit edhe i ka rrëfyer se kishte parë autorët e vrasjes së kushëririt të tij biznesmen. Burime nga grupi hetimor konfirmojnë se kjo është pista kryesore e hetimeve për zbardhjen e ngjarjes që tronditi kryeqendrën e veriut dy ditë më parë.
Deri tani policia ende nuk ka rënë në gjurmët e autorëve. Ndërkohë një ditë më parë policia e Shkodrës shoqëroi tetë persona, mes të cilëve edhe anëtarin e Këshillit Bashkiak, Mustafa Lici, pasi motori i autorëve u gjet i djegur pranë banesës së tij në lagjen "Guerrile". Ai u lirua pas dhënies së dëshmisë përpara grupit hetimor. Fatos Ferracaku ishte baba i katër fëmijëve. Ai nuk rezulton person problematik dhe i paskeduar nga policia e Shkodrës.