INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
DETAJE të reja rreth vrasjes së 32-vjeçarit në Shkodër, zbulohet e kaluara e ''errët'' dhe misteret e ekzekutimit

DETAJE të reja rreth vrasjes së 32-vjeçarit në Shkodër, zbulohet e kaluara e ''errët'' dhe misteret e ekzekutimit

Publikuar më: 14:28 22-03-2019

Ekzekutimi me 20 plumba i biznesmenit të bujtinave Ferdinand Polia më 20 mars 2019 në Shkodër mund të jetë bërë nga vrasës me pagesë.

Policia po verifikon të kaluarën e viktimës në Itali ku 32 vjeçari i njohur edhe si Nard Polia, në vitin 2011 bashkë me 8 anëtarë të një grupi kriminal u arrestuan për trafik kokaine dhe shfrytëzim prostitucioni në një lokal nate në Treviso të Italisë.

Gjatë hetimit të autoriteteve italiane policia zbuloi edhe dy vjedhje të kryera dhunë nga Polia, ku në njërën prej tyre i riu nga Shkodra ka mbetur i plagosur nga pronari i shtëpisë.

Pas qëndrimit në Itali, Polia është kthyer në Shkodër duke u vendosur në Theth ku njihej për aktivitetin në fushën e turizmit.

Ai ishte aktiv në trajtimin e problematikave që ka zona, ndërsa kolegët e 32-vjeçarit në Adminsitratën e Zonave të Mbrojtura nuk kanë dijeni që ai të kishte konflikte.

Ata thonë se ishin takuar me Nard Polinë vetëm dy orë para se ai të ekzekutohej në pritën me armë.

Dëshmitari që udhëtonte me 32 vjeçarin në makinë nuk ka mundur të orientojë drejt një piste hetimi për motivin.

Ai ka thënë se në momentin që autori u kishte prerë rrugën kishte pyetur Nard Polinë nëse e njihte atë njeri. Dhe sipas tij përgjigja e viktimës ka qenë mohuese.

Ekspertët dyshojnë për një vrasës me pagesë i cili ka studiuar me herët terrenin dhe lëvizjet e viktimës. Hetuesit kanë vijuar me orë të zgjatura pyetjen e punonjësve të servisit ku Nard Polia ka marrë makinën para se të vritej.

Pas mesditës së enjte, (21 mars) policia sekuestroi kamerat e sigurisë tek ura e mesit pas dyshimeve se ekzekutori ka lëvizur në këtë itinerar pasi ka kryer vrasjen.

Hetuesit shpresojnë që nga kamerat të gjejnë edhe momentin kur autori ka djegur motorin në krahun tjetër të urës megjithëse vrasësi është kujdesur të veprojë në një zonë ku kamerat nuk kanë fushëpamje.

Nard Polia la pas vajzën 3 vjeçare dhe gruan shtatzënë, sikurse edhe misterin e një ekzekutimi.

Article Logic
Execution time: 0.0034661293029785