Zbulohen detaje të reja nga roli i të arrestuarve për vrasjen e Jurgen Kurtit me 18 mars në rrugën ‘Zef Jubani’, Tiranë. Makina me të cilën kanë lëvizur atentatorët ka qenë tip “Benz” ngjyrë gri është në pronësi të personit të shpallur në kërkim. Ajo rezulton me dokumentacion të rregullt e regjistruar në Fier.
Për të shkuar tek të arrestuarit policia ka grumbulluar mbi 50 kamera sigurie nga liqeni deri tek ‘Pallati me Shigjeta’, nga ku ka zbuluar 4 të rinjtë dhe lidhjen mes tyre. Në drejtim te mjetit ka qenë i shpalluri në kërkim ndërsa pranë banesës së Kurtit dhe personi që e ndiqte në këmbë ka qenë 21-vjecari, Elsi Leventi. Edhe momentin e vrasjes 21-vjecari ka qenë i pranishëm në zonë dhe dyshohet se ai ka njoftuar ekzekutorët për mbërritjen e Kurtit pranë pallatit.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë në zonë policia ka ndjekur lëvizjet e 21-vjetarit dhe të makinës dhe është parë se pas atentatit ata janë takuar. Pas identifikimit të personave ata janë vënë në përgjim dhe janë arrestuar.
Arma, makina dhe sendet e tjera të sekuestruara nga policia janë gjetur ne banesën e Alesio Berberit. Të 3 të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues para policisë dhe nuk kanë pranuar përfshirjen në këtë ngjarje. Ata rezultojnë të jenë me arsim 8 dhe 9-vjeçar dhe të papunë, çka rriten edhe më tej dyshimet për veprimtarinë e tyre. Policia ende nuk ka një motiv për ngjarjen, i cili ka çuar në vrasjen e Jurgen Kurtit i njohur ndryshe si “Menaxheri i VIP-ve”.