INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje të reja. Vrau burrin me katër plumba, Violeta kishte shenja dhune në trup

Detaje të reja. Vrau burrin me katër plumba, Violeta kishte shenja dhune në trup

Publikuar më: 10:33 18-06-2018

Detaje të reja kanë dal në dritë nga vrasja që tronditi vendin ditën e djeshme, kur një grua vrau bashkëshortin e saj me 4 plumba.

Familjarët e saj flasin të shokuar për ngjarjen dhe nuk e dinin se Violeta mbante armë.

Sipas tyre 35-vjeçarja kishte probleme të vazhdueshme në shtëpi dhe se kishte shenja dhune në trup.

"Violeta e kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe ishte nisur për tek shtëpia e saj në Rrëshen. Violeta ishte nisur për të marrë vajzën dhe rrobat. Ajo kishte marrë kunatën ta ndihmonte t’i mbante", deklarojnë familjarët e saj.

Vrasja e rëndë ndodhi ditën e djeshme në orën 7 të mëngjesit në tregun e Milotit, ku Violeta Donaj qëlloi me katër plumba bashkëshortin e saj duke e lënë të vdekur në vend.

Shkak për këtë krim të rëndë dyshohet tradhtia e viktimës.

Article Logic
Execution time: 0.0020630359649658