Interesante...
E kemi parë të këndojë e të përformojë në skenat më të mëdha botërore të muzikës, por në një dasëm se kishim parë asnjëherë. Bebe Rexha nuk lë asnjëherë pa përmendur origjinën e saj dhe është shprehur gjithmonë se ndihet krenare që është shqiptare. Këngëtarja me famë botore ka qenë e ftuar në një dasëm shqiptare dhe nuk mund të gëzonte të pranishmit me një performancë live. Megjithatë, nga një postim në Facebook të Monika Kryemadhi, kuptuam se dasmorët ishin të afërm të saj.
Ajo shkruan: "Jam e lumtur dhe krenare, që në dasmën e djalit të dajës tim, Besartit, në SHBA, megjithëse të ikur prej dekadash të tëra, vazhdojnë të ruhen traditat e bukura shqiptare, por edhe lidhjet e forta me njëri-tjetrin e me familjen. Ne, shqiptarët jemi një komb shumë krenar dhe të lidhur fort me traditat tona që vijnë që nga lashtësia. Kushërira jonë, Bebe Rexha ishte ajo që iu dedikoi një këngë që e shoqëroi Besartin dhe Fatjonën në vallëzimin e tyre të parë si çift i sapomartuar. Urime të dyve e jetë të lumtur së bashku!"