Detaje të reja kanë dal nga viktima që humbi jetën mbrëmjen e djeshme në Vlorë si shkak i një atentati që iu bë.
Sipas policisë Elidon Mehmeti njihje si një person me percedent kriminalë, i përfshirë në fushën e narkotikëve.
Viktima 39-vjeç në momentin kur u ekzekutua ka qenë duke levizur me automjetin e tij tip "Ford" dhe atentati është bërë nga persona ende të paidentifikuar, të cilët qëlluan me armë zjarri nga një tjetër makinë.
Dyshohet se Mehmeti është ndjekur nga autori dhe është qëlluar në një moment kur makina, për shkak edhe të punimeve që po bëhen në zonë, ka qenë në limitet e shpejtësisë.
Pasi ka ikur për rreth 50 metra me makinën ndezur, mjeti është ndalur dhe 35-vjeçari ka tentuar të dalë për të kërkuar ndihmë.
Breshëria ka terrorizuar banorët e paktë që janë gjendur afër vendit të ngjarjes në ato momente.
Kalimtarët janë afruar për ta ndihmuar ndërsa autoambulanca, e cila ka mbërritur në një kohë të shpejtë, e ka shoqëruar në spital. Deri në këto momente, Policia ka shoqëruar 8 persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes dhe për arrestimin e autorëve.