INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detaje/ Zbardhet programi

Detaje/ Zbardhet programi "Rama 2". Ja ku do përqendrohen investimet në 4 vitet e ardhshme [FOTO]

Publikuar më: 13:40 10-09-2017

Programi i plotë i qeverisë “Rama 2”, për mandatin 2017-2021, është zbardhur i plotë.

Në program, bëhet një përmbledhje e mandatit që sapo kaloi (2013-2017), ku flitet për suksese e ndryshime jetësore.

“Mandati 2013-2017 ishte mandati i jetëzimit të një ndryshimi të thellë, rrënjësor e të gjithanshëm, për të cilin qytetarët shqiptarë, njerëzit e zakonshëm të këtij vendi, na dhanë besimin e plotë dhe njëkohësisht edhe përgjegjësinë për ta thelluar më tej dhe për ta materializuar në politika konkrete edhe të prekshme, në çdo ditë të qeverisjes sonë”.
Programi është gjithësej 28 faqe. Aty flitet për ndryshimet që pritet të sjellë qeveria në sektorët e drejtësisë, shëndetësisë, ekonomisë, politikave të jashtme, integrimi europian dhe turizmi, shkruan Lapsi.al.

mandati.png

Sipas këtij programi, në fushën e drejtësisë Qeveria në 4 vitet e ardhshme do të fokusohet në këto shtylla kryesore: “• Jetësimi i reformës në drejtësi, nëpërmjet ofrimit të gjithë mbështetjes së nevojshme të realizimit të procesit të vetting-ut me sukses, si dhe në procesin e ngritjes së institucioneve të reja qeverisëse dhe drejtuese të gjyqësorit dhe të prokurorisë, të domosdoshme për zbatimin e reformës në drejtësi. • Reformë në sistemin e hartimit të legjislacionit dhe në tërësi sistemin e kodifikimit. Do të përmirësohen kapacitetet njerëzore dhe profesionale të këtij sistemi, duke ndryshuar më së pari mënyrën e rekrutimit të personelit përbërës të këtij sistemi. • Reforma tërësore e shërbimeve publike që lidhen me drejtësinë për titujt e pronësisë duke përfshirë rregjistrimin e tyre dhe kthimin dhe kompensimin e pronave •Reforma e shërbimeve publike të ofruara nga profesionet e lira, (noteria, avokatia, ndërmjetësimi) do të synojë shërbime ligjore, sa më cilësore dhe profesionale për qytetarët.”

shteti_ligjor_dhe_drejtesia_e_re.png

Në kapitullin e Arsimit, Rinisë dhe Sportit, në programin e qeverisë shkruhet se reformat e rëndësishme që u kryen mandatin e parë, do të pasohen nga puna e qeverisë për të krijuar një sistem arsimor efiçent, i cili do t’i krijojë çdokujt mundësi të barabarta për shkollim cilësor.

“Pas reformave të rëndësishme në arsim që u kryen në mandatin e parë, në këtë mandat të dytë, qeveria angazhohet të punojë për një sistem arsimor efiçent, i cili krijon mundësi të barabarta për shkollim cilësor të të gjithë fëmijëve, pavarësisht origjinës, gjinisë,vendbanimit dhe të ardhurave, duke siguruar një forcë pjesëmarrëse dhe të përgjegjshme, në tregun e punës dhe në shoqëri.” Edhe pse një nga sektorët më të lënë pas dore nga qeveria e Edi Ramës, sipas programit të mandatit të dytë, integrimi i sistemit të transportit është objektivi kryesor i qeverisë.

arsimi.png

“Pas miratimit të Planit Kombëtar për Integrimin Europian 2017 – 2020, objektivi kryesor i qeverisë shqiptare vazhdon të mbetet përshpejtimi i integrimit të sistemit të transportit, si një parakusht për zhvillimin e sektorëve të tjerë të ekonomisë,” shkruhet në kapitullin e Infrastrukturës në program, shkruan Lapsi.al.

infrastruktura.png

shendetesia.png

Article Logic
Execution time: 0.0020480155944824