INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detajet bëjnë diferencën! Ja si gjuha e trupit ju tregon që keni zgjedhur partnerin E GABUAR!

Detajet bëjnë diferencën! Ja si gjuha e trupit ju tregon që keni zgjedhur partnerin E GABUAR!

Publikuar më: 22:14 27-01-2019

Gjuha e trupit është një mënyrë e zakonshme për të shprehur ndjenjat tuaja pa fjalë. Në një marrëdhënie mes 2 njerëzve, kjo gjuhë është e rëndësishme, pasi ndikon tek lidhja juaj më shumë se fjalët. Eksperti i gjuhës se trupit Yana German thotë "Ndonjëherë është e vështirë për burrat të shprehen me fjalë. Kështu që gjuha e trupit mund të kontribuojë në një marrëdhënie të shëndetshme ose mund të jetë një "alarm" që keni zgjedhur partnerin e gabuar. Për fat të keq për shkak të lodhjes dhe stresit ne nuk i kushtojmë vëmendje të mjaftueshme sinjaleve që organet tona na dërgojnë, megjithëse këto shenjat do të thonë shumë". Bright Side ka mbledhur këto sinjale të rëndësishme të gjuhës së trupit që ne duhet t'i kushtojmë vëmendje, nëse fillojmë të dyshojmë tek marrëdhëniet tona.

Largësia

Nëse kur dilni të shëtisni me partnerin tuaj, ai gjithmonë largohet nga ju dhe ecni të distancuar; ky është një alarm për marrëdhënien tuaj. Ky person po ju largohet edhe fizikisht nëse nuk ua mban dorën, prandaj duhet të mendoni mirë për të ardhmen tuaj së bashku.

Pyetje të vazhdueshme dhe analizime të tepërta

Ju nuk ndjeni nevojën për të analizuar çdo hap apo veprim të partnerit tuaj në një marrëdhënie të shëndetshme. Nëse dyshoni tek partneri juaj ose nuk i besoni, diçka nuk shkon në romancën e dashurisë.

Sinkronizimi i ecjes

Është një gjë e vogël, por shumë e rëndësishme: sinkronizimi i ecjes tregon sinqeritetin e brendshëm të partnerëve. Çiftet që duhen, ecin me të njëjtën shpejtësi në mënyrë të pandërgjegjshme. Kur nuk ka harmoni, ndodh e kundërta.

Buzëqeshje mospërfillëse

Bëhet fjalë për një buzëqeshje mospërfillëse. Kur një person qesh me ironi, ata tregojnë superioritetin e tyre në mënyrë të pandërgjegjshme. Në një marrëdhënie të shëndetshme, partnerët janë të barabartë.

Duar të lidhura

Nëse partneri apo partnerja mbajnë duart e lidhura kur tjetri përpiqet ta përqafojë, atëherë ai/ajo nuk ka më interes për ju.

Prekja e flokëve

Nëse një vajzë po luan me flokët e saj kur bisedon me ju, ajo po përpiqet t'ju tregojë se ju pëlqen. Ndonjëherë vajzat flirtojnë pa e kuptuar.

Article Logic
Execution time: 0.0036568641662598