INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Detajet e aksidentit tragjik

Detajet e aksidentit tragjik

Publikuar më: 11:40 08-05-2016

Si pasojë e aksidentit tragjik të ndodhur pasditen e së shtnës, në aksin rrugëor, Golem-Kavajë, pranë zonës së Qerretit, kanë humbur jetën dy fëmijë, të moshës 5 vjeçare dhe 3 vjeçare. Drejtuesja e mjetit tip Benz me targa “AA372JG”, Silva Negollari ka mbetur e plagosur së bashku me fëmijën tjetër të saj 13 muajsh, të cilët janë dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal të Durrësit, dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

24-vjeçarja ka humbur kontrollin e automjetit si pasojë e shpejtësisë tej normave të lejuara dhe është përplasur me trafik-ndarësen në rrugë, duke rezultuar fatal për 2 fëmijët e saj, të cilët nuk kanë pasur as rrip sigurimi dhe as sedilje të posaçme për fëmijët në makinë.

Ndërkohë nga të dhena jo zyrtare bëhet me dije se gruaja ishte nisur për të takuar bashkëshortin me 3 fëmijët e saj djem, i cili kishte pak kohë që ishte burgosur në burgun e Rrogozhinës. Prokuroria ka dyshime se një ndër arsyet e aksidentit tragjik që i mori jetën dy fëmijëve është mosplotësimi si duhet me elementët e sigurisë në rrugë. Ndërkaq, vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

Sot Gjykata i ndryshoi masën e të dënuarit Sokol Negollari, babait të dy fëmijëve të vdekur, i cili ishte arrestuar për ndërtim të paligjshëm, duke vendosur detyrim paraqitje.

Article Logic
Execution time: 0.00382399559021